34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Grupi kriminal Rraja, SPAK ekzekuton 10 arrestime në kuadër të operacionit “Rikthimi” për trafik narkotikësh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 shtetas, pjesë e grupit të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Rikthimi”.

Shtetasit e arrestuar janë: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini (alias Aldo Iamandi), Jani Çavo, Islam Sefa (alias Islam Xaka), Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Zamir Aliaj (alias Zamir Çoku), Sokol Qaja dhe Marvin Bushati (alias Marvin Kopliku).

SPAK njofton se tre persona të tjerë – Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku – janë shpallur në kërkim ndërsa i hetuari Ervis Shuli ndodhet jashtë shtetit. Hetimet kanë zbuluar se grupi trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe vendeve të Amerikës së Jugut, ndërsa komunikimi midis anëtarëve bëhej përmes aplikacionit të enkriptuar SkyECC.

Gjatë kontrollit të banesave, automjeteve dhe personave të përfshirë, autoritetet sekuestruan:
• 415.000 euro, 7.000 dollarë amerikanë dhe 1.000.000 lekë
• 11 aparate celularë
• 3 automjete luksoze (BMW X5, Range Rover, Volkswagen Golf 6)
• 1 armë zjarri Glock me 9 fishekë
• 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 1 orë Rolex dhe dokumente të ndryshme

Hetimet e SPAK dhe strukturave policore, në bashkëpunim me autoritetet europiane, kanë zbardhur rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve të grupit kriminal. Ky operacion ka shërbyer për të parandaluar aktivitet kriminal dhe trafik të konsiderueshëm droge drejt vendeve të Bashkimit Europian.

SPAK dhe Policia e Shtetit vijojnë punën për arrestimin e personave në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të skemës së veprimtarisë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...