25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Australi, zbulohen eshtrat e një fëmije shqiptar 18-muajsh në oborrin e një shtëpie në Melburn

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin e Brookfield, në veriperëndim të Melburnit, pasi policia australiane gjeti eshtrat e një fëmije 18-muajsh me origjinë shqiptare, të varrosur në një varr të cekët në oborrin e një shtëpie.

Hetimet filluan të hënën, pas informacioneve mbi një zhdukje të dyshimtë. Pas gjashtë orësh kërkimesh, trupin e fëmijës u gjet i varrosur vetëm 50 centimetra nën tokë. Ekspertët dyshojnë se eshtrat mund të jenë aty për më shumë se një dekadë.

Mediat vendase raportojnë se fëmija kishte jetuar në atë shtëpi në vitin 2014, bashkë me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, përpara se familja të largohej nga Australia, ndoshta drejt Shqipërisë. Ai nuk ishte raportuar i zhdukur në atë kohë.

Pronari aktual i banesës, i palidhur me familjen, tha se zbulimi e ka tronditur thellë:

“Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë, por ka ndodhur 14 vjet më parë. Shumë e keqe. Shumë e tmerrshme.”

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe nëse ngjarja lidhet me ndonjë akt kriminal. Autoritetet australiane po bashkëpunojnë edhe me autoritetet shqiptare për të verifikuar gjurmët e familjes së fëmijës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...