26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjendet trupi i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër, dyshohet vdekje natyrale

Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupi është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë nisur procedurat e para hetimore. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që viktima të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës, ndërsa trupi është transportuar për ekspertizë mjeko–ligjore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...