26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Braho paraqet platformën: “Askush nuk do të jetë mbi ligjin” — KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen vendimtare për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

Në garë janë katër kandidatë me profile të ndryshme profesionale: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Ky i fundit është edhe kandidati që po paraqet platformën e tij në momentet e fundit të mbledhjes.

Deklaratat e Brahos: 18 vite eksperiencë dhe miliona euro të konfiskuara

Gjatë prezantimit, Klodian Braho vuri theksin te përvoja e tij e gjatë në sistemin e drejtësisë:

“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtruar funksionin e prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit.”

Ai theksoi rolin që ka pasur në Prokurorinë e Vlorës, ku ka qenë pjesë e njësisë Task Forcë, por edhe faktin se është një nga prokurorët themelues të SPAK:

“Prej ditës së parë të funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture.”

Braho nënvizoi disa nga çështjet më të rëndësishme që ka hetuar, duke përfshirë dosje me zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale. Ai përmendi edhe arritjen e madhe financiare të vitit të kaluar:

“Në vitin 2023 u konfiskuan 18.4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale.”

Vizioni për drejtimin e SPAK

Në platformën e tij, Braho tha se synon të forcojë akoma më shumë konsolidimin institucional të SPAK:

“Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme. Sa i përket ushtrimit e ndjekjes penale do të garantohet zbatimi i ligjit, askush nuk do të jetë mbi ligjin.”

Ai kujtoi se SPAK ka tashmë një kornizë strategjike të miratuar, të cilën synon ta zbatojë me rigorozitet nëse merr drejtimin e institucionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...