29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zhupa alarmon në Kuvend: “Projekti TID po shkatërron identitetin 3000-vjeçar të Durrësit”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ngriti sot në Kuvend një akuzë të fortë ndaj projektit TID për Durrësin, të cilin e cilësoi si një “plan shkatërrues të trashëgimisë 3000-vjeçare të qytetit”. Sipas saj, pas emërtimit zyrtar si projekt për “përmirësimin e turizmit”, fshihet një ndërhyrje brutale në zonat historike, që do të çojë në shembjen e dhjetëra banesave tradicionale.

Nga foltorja, Zhupa theksoi se projekti nuk synon zhvillim, por “zhdukje të identitetit urban të Durrësit”, duke prekur banesa historike të mbrojtura, ndër to edhe shtëpi që mbajnë elementë të rrallë arkitektonikë si mure otomane të vitit 1502.

“Ju doni që Durrësi 3000-vjeçar të shkatërrohet,” u shpreh deputetja, duke sjellë shembullin e banesës së Isuf Mehmetit, para së cilës ndodhet një mur historik i periudhës osmane, ndërsa sipas projektit pritet të shembet për t’iu lënë vend ndërtimeve të reja.

Zhupa akuzoi ministrinë dhe ADF-në për sjellje “pushtuese”, duke pretenduar se projektimi është bërë pa kritere profesionale dhe pa konsultim me banorët, siç e kërkon ligji.

“Pse keni zgjedhur të jeni pushtues?” – pyeti ajo.
Sipas deputetes, hartuesit e projektit “kanë bërë një shëtitje në Durrës duke vendosur me gisht: kjo shtëpi do të prishet, kjo tjetër jo”, duke e cilësuar planin “më të turpshmin që i është bërë ndonjëherë një qyteti”.

Zhupa publikoi edhe hartën e projektit ku, sipas saj, pikat e kuqe tregojnë shtëpitë që pritet të shkatërrohen, ndërsa pikat e bardha ato që do të ruhen, pa asnjë arsyetim teknik:
“Dy banesa me të njëjtin mur – gjysma prishet dhe gjysma tjetër jo. Cilat janë kriteret?”

Ajo akuzoi ministrinë se ka anashkaluar bashkinë, duke lejuar që një organizatë me interesa private – ADF – të bëjë planin e qytetit, në kundërshtim me ligjin urbanistik.

Në fund, Zhupa kërkoi sqarime për konsultimet me banorët dhe legjitimitetin e procesit të shpronësimeve, duke paralajmëruar se TID rrezikon të kthehet në “masakrën urbane të Durrësit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...