9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Rama përzgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK: “Përgëzime! Do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK, një vendim që u votua me 7 vota pro. Përmes një mesazhi në platformën X, kreu i qeverisë ka përgëzuar Brahon për, siç i cilëson ai, “arritjet e pamohueshme të SPAK” gjatë tre viteve të drejtimit të tij.

Rama theksoi se institucioni i Prokurorisë së Posaçme ka shënuar progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa nënvizoi se mbështetja e qeverisë për këtë institucion do të mbetet e plotë dhe e pandryshuar.

“SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur misionin e vet, në kushte optimale dhe në pavarësi të plotë”, shkruan kryeministri, duke e konsideruar drejtimin e Brahos një garanci për vazhdimësinë e reformës në drejtësi.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK vjen në një moment të rëndësishëm, teksa priten zhvillime të tjera në çështje madhore që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...