28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Më votuan ata që s’e prisja, më braktisën ata që më inkurajuan” — Endrit Shabani zgjidhet Avokati i ri i Popullit

Endrit Shabani është zgjedhur mbrëmjen e djeshme Avokati i ri i Popullit, duke mbyllur një prej kapitujve më të debatueshëm institucional të muajve të fundit. Aktivist i njohur i shoqërisë civile, ish-drejtues i ‘Nismës Thurje’, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe kandidat për deputet në koalicion me Adriatik Lapajn, Shabani ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për kauzat publike që ka përfaqësuar.

Zgjedhja e tij në krye të institucionit erdhi pas një votimi surprizues në Kuvend, ku mazhoranca socialiste e mbështeti plotësisht, ndërsa një pjesë e opozitës, që fillimisht e kishte propozuar dhe firmosur kandidaturën, vendosi ta braktiste në momentin final.

Reaksioni i Shabanit pas zgjedhjes: “Një votëbesim i rëndësishëm dhe personalisht prekës”

Në një reagim të gjatë, Shabani u shpreh i emocionuar për mënyrën se si evoluoi votimi:

“Mbrëmë mora një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.”

Ai kritikoi sjelljen e opozitës që e mbështeti fillimisht, por më pas ndryshoi qëndrim:

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët më dhanë firmat dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time, a thua se nuk ishte e tyrja.”

Ndërkohë, Shabani falënderoi deputetët e mazhorancës, të cilët pavarësisht hezitimit të parë, votuan në bllok për të:

“Në momentin final më votuan të gjithë, madje me votë të fshehtë… Duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.”

Ai vlerësoi votën e PS-së si një akt “pjekurie politike” në funksion të zgjidhjes së ngërçit institucional dhe vijimit të proceseve negociuese ndërkombëtare.

Shabani: Do të jem Avokat i të gjithëve

Në mesazhin e tij, Shabani premtoi se do të ushtrojë mandatin me paanshmëri dhe integritet:

“Në kryerjen e kësaj detyre do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.”

Me zgjedhjen e tij, institucioni i Avokatit të Popullit rikthehet në funksionim të plotë pas muajsh bllokadash politike, ndërsa betimi i Shabanit pritet të formalizohet në seancën e radhës parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...