29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kërkuan 70 mijë euro për lirimin” — Policia e Vlorës arreston 4 persona për pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion të menjëhershëm duke arrestuar katër persona, të dyshuar për një ngjarje të rëndë kriminale: pengmarrjen e një shtetasi kosovar dhe shtrëngimin e tij me anë të kanosjes.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit, banues në zonën e Lumit të Vlorës, kishin marrë peng një shtetas nga Kosova dhe e mbanin të izoluar në një banesë pranë “Rrugës së Re”. Ata i kishin kërkuar familjarëve 70 mijë euro në këmbim të lirimit.
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka. Sipas informacioneve në prangat janë vënë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.

Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur shtetasin kosovar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlorë duke i kërkuar 70 mije euro.
Operacioni u bë i mundur falë denoncimit të motrës së pengut, e cila jeton në Suedi dhe njoftoi menjëherë autoritetet shqiptare për ngjarjen. Policia ndërhyri me shpejtësi, duke çliruar pengun dhe vënë në pranga autorët.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse pengmarrja lidhet me konflikte të mëparshme, borxhe apo aktivitet tjetër kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...