6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari, kërkojnë afat për të deklaruar

Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën në orën 10:00 për t’u paraqitur para gjyqtarit hetues dhe për të dhënë deklarimin e tyre.

Të arrestuarit janë nipi i pronarit të kampingut, Kosta Tomaras, dhe miku i tij biznesmen, i cili ishte edhe punëdhënës i një prej të rinjve të përfshirë në ngjarje. Në pranga qëndron edhe një tjetër 22-vjeçar, ndërsa një person i pestë mbetet i kërkuar nga policia. Motivi i krimit dyshohet të jetë konflikti për trashëgiminë e pasurisë mes nipit dhe xhaxhait të tij, ndërsa dëshmia e mbesës së viktimës ndihmoi hetuesit në identifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve, xhaxhai i saj kishte ndryshuar testamentin pesë herë brenda gjashtë muajve, duke përfshirë një ndryshim pak ditë para vrasjes, duke lënë një pjesë të pasurisë punëtorit shqiptar 62-vjeçar.

Qëndrimi i dy të pandehurve në Gjykatën e Kalamatës zgjati rreth një orë. Avokati i nipit 33-vjeçar, Yiannis Verras, deklaroi se klienti i tij po e shpall veten të pafajshëm dhe se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai shtoi se pret të marrë kopje të dosjes për të dhënë një deklaratë më të detajuar dhe për të shqyrtuar bazën e akuzave.

Ngjarja ishte tentuar të kamuflohej si konflikt mes një prej 22-vjeçarëve dhe pronarit grek, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah elemente kontradiktore në dëshminë e nipit, i cili pas ngjarjes kontaktoi mikun e tij biznesmen për të koordinuar veprimet.

Hetuesit tani fokusohen tek të dhënat e mbledhura, mikrogjurmët dhe dëshmitë për të ndërtuar çështjen kundër dy të pandehurve kryesorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...