12.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

Makina përfshihet nga flakët në Qafën e Llogarasë, gjendet trup i pajetë brenda mjetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në Qafën e Llogarasë, ku një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët dhe brenda tij është gjetur trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në zonën që të çon drejt antenave. Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet zjarrfikëse dhe policore janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti ishte shkrumbuar totalisht.

Nga verifikimet e para rezulton se makina ka dalë nga rruga dhe është djegur në një zonë me shkurre, çka ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit. Viktima është gjetur në sediljen e drejtuesit të mjetit, ndërsa për shkak të djegies së plotë, targa e automjetit nuk ka mundur të identifikohet dhe personi mbetet ende i paidentifikuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista e një atentati, pasi ka dyshime se viktima mund të jetë vrarë fillimisht dhe më pas automjeti është djegur për të fshehur gjurmët e krimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Dashi Një ditë që kërkon qetësi dhe vetëkontroll. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme. Demi Stabilitet dhe siguri. Përqendrimi në detaje sjell rezultate pozitive. Binjakët Komunikimi është çelësi...

Parashikimi I motit, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Më 6 shkurt 2026, moti në Shqipëri do të mbetet dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në të gjithë territorin,...

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...