22.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

“Sot do doja të kisha edhe biletën tënde” – Selvija kthehet në Itali me djalin

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Kasapi, është kthyer në Itali së bashku me djalin e tyre të vogël, Roel, por këtë herë rrugëtimi ka qenë i mbushur me dhimbje dhe mungesë të madhe. Udhëtimi, që dikur bëhej në tre, tani është kryer pa praninë e Shpatit.

Përmes një postimi prekës në Instagram, Selvija ka ndarë me ndjekësit një foto të dy biletave të avionit, të sajës dhe të Roelit, duke shprehur mallin dhe boshllëkun që ka lënë humbja e bashkëshortit të saj.
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan ajo, një fjali që pasqyron dhimbjen e thellë të ndarjes së parakohshme.

Familja ishte zhvendosur në Itali për shkak të nevojave shëndetësore të djalit të tyre, Roelit, i cili kërkon vizita dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Planet për të qëndruar dhe përballuar së bashku këtë sfidë u ndërprenë tragjikisht mbrëmjen e 26 nëntorit, kur Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur.

Këngëtari u nda nga jeta pas një problemi kardiak, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe fansat e tij, të cilët reaguan masivisht me mesazhe ngushëllimi dhe homazhe në kujtim të artistit. Rikthimi i Selvijes dhe Roelit në Itali, këtë herë pa Shpatin, është një tjetër dëshmi e dhimbshme e boshllëkut që ka lënë humbja e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 26 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por duhet të shmangësh vendimet impulsive. Mendohu mirë para se të reagosh. ♉ Demi Kërkon më shumë stabilitet dhe qetësi. Fokusohu...

Parashikimi I motit, e Martë, 26 Maj 2026

0
Më 26 maj 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike verore në pjesën më të madhe të...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...