26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Taulant Balla duhej të ishte dënuar me të paktën 30 vite burg”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Taulant Ballës, duke deklaruar se ai duhej të ishte dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që, sipas tij, ka kryer.

Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, Berisha tha se Balla është i përfshirë në komunikime të regjistruara me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku sipas tij diskutohet arrestimi i kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në këmbim të angazhimit të grupit kriminal në fushata elektorale dhe sigurimit të votave.

“Taulant Toyota Yaris duhej të ishte, për veprat penale që ka kryer, i dënuar me të paktën 30 vite burg. Porositës i vrasjeve, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, ushtar i Suel Çelës”, u shpreh Berisha, duke iu referuar dokumenteve që, sipas tij, janë shkatërruar me procesverbale zyrtare.

Berisha akuzoi gjithashtu Ballën për ndërhyrje në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, duke pretenduar se ai ka kërkuar rikthimin e aseteve të sekuestruara të bandës së Elbasanit për t’i nxjerrë jashtë afateve ligjore.

Sipas kreut të PD-së, të gjitha këto akuza mbështeten në dokumente zyrtare që ai thotë se i ka paraqitur disa herë publikisht. “Taulant Balla është një nga delinkuentët kryesorë në politikën shqiptare sot, pas Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, përfundoi Berisha.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Taulant Balla lidhur me deklaratat e Berishës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...