26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Trupi i djegur në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, policia po heton dhe pistën e vrasjes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Qafën e Llogarasë, ku një trup i djegur u gjet brenda një automjeti të parkuar në një zonë të pyllëzuar. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Artjon Xhelo, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, Xhelo ka shërbyer më herët në Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Berat, si dhe në Policinë e Poliçanit. Dyshohet se ai vuante nga probleme psikologjike, të cilat kishin ndikuar edhe në karrierën e tij në radhët e policisë.

Trupi i pajetë është gjetur në sediljen e shoferit të mjetit, i cili ishte përfshirë nga flakët. Hetuesit dyshojnë paraprakisht se ish-efektivi mund t’i ketë vënë vetë zjarrin automjetit, duke kryer vetëdjegie, por pista e vrasjes nuk përjashtohet dhe mbetet ende në shqyrtim.

Sipas burimeve, në vitin 2023, për shkak të gjendjes së tij psikologjike, Artjon Xhelo ishte transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Poliçanit. Më pas, ndaj tij ishte marrë masë disiplinore dhe ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi kishte humbur armën e shërbimit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të saj. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...