32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Jola Hysaj pas humbjes për Avokatin e Popullit: “27 mbetet numri im, përfaqëson mbështetjen dhe respektin e njerëzve”

Jola Hysaj, e cila nuk arriti të fitojë garën për postin e Avokatit të Popullit, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.

“Ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson. Ky është një prej tyre. Në këtë proces u fol shumë për numra. Procedura kërkonte 28, por 27 mbetet numri im. Dhe për mua, 27 është një numër me fat, sepse përfaqëson mbështetjen reale, respektin dhe besimin e njerëzve që e njohin punën time”, shkruan Hysaj.

Ajo thekson se gjatë këtij rrugëtimi ka përjetuar jo vetëm kritika, por edhe mbështetje të fortë nga familja, miqtë, profesionistët dhe qytetarët. “Kjo mbështetje më ka bërë edhe më të qartë dhe më të motivuar për të vazhduar. Misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë”, shton Hysaj.

Ajo përfundon mesazhin me një premtim: rruga e saj vazhdon me qetësi dhe vendosmëri, në shërbim të interesit publik, pavarësisht zhurmës dhe polemikave politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...