26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Familja shqiptare me katër fëmijë jeton në rrugë në Francë, qyteti mobilizohet për strehim emergjent

Një familje shqiptare, përfshirë katër fëmijë, mes tyre një foshnjë 20-muajëshe e sëmurë, ndodhet prej një jave në rrugë përpara Bashkisë së Montpeljesë, duke pritur një strehim emergjent që autoritetet nuk e kanë ofruar ende. Sipas shoqatave humanitare që i ndjekin, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë, sidomos me afrimin e dimrit dhe festave.

Rreth 60 qytetarë u mblodhën të hënën në mbrëmje në një tubim solidariteti, organizuar nga shoqatat “Un toit, un avenir” dhe “Solidarité Partagée”. Samuel Forest, president i shoqatës, e cilësoi situatën si të papranueshme:

“Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Nuk është normale që familje të qëndrojnë në rrugë për muaj të tërë. Prefektura nuk po bën pjesën e saj.”

Prefektura dhe Gjykata Administrative e Montpeljesë kanë refuzuar kërkesën e familjes për strehim emergjent, duke argumentuar situatën e tyre të parregullt. Forest shprehet se ky vendim nuk merr parasysh aspektin human:

“Është një situatë që nuk evoluon dhe nuk ndryshon. Nuk ka vullnet të mirë.”

Një tubim i ri solidariteti është planifikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë, me qëllim që të bëhet i dukshëm nevoja urgjente për strehim të familjes.

Ky rast nxjerr në pah vështirësitë me të cilat përballen familjet emigrante në Francë, sidomos gjatë periudhave të ftohta, duke theksuar nevojën për një përgjigje më humane nga autoritetet lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...