29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident i rëndë në Shupenzë–Maqellarë, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, në aksident janë përfshirë një automjet me targa bullgare, një mjet tip “Audi” dhe një automjet tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal gjatë lëvizjes në rrugë, veçanërisht në segmente me ngushtim dhe kthesa të rrezikshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...