26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshje historike, hapen fluturimet direkte mes dy vendeve

Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy vendeve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Transportit i Kanadasë dhe Udhëheqës i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon, i cili vlerësoi rëndësinë strategjike të marrëveshjes për të dy shtetet.

“Jemi të kënaqur që finalizuam këtë marrëveshje të re për transportin ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë. Duke mundësuar për herë të parë fluturime direkte midis dy vendeve tona, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për linjat ajrore, forcon lidhjet mes njerëzve dhe rrit më tej lidhjen globale të Kanadasë”, u shpreh MacKinnon.

Sipas marrëveshjes, disa kompani ajrore do të kenë mundësinë të operojnë fluturime të rregullta mes Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend. Gjithashtu, linjat ajrore do të kenë akses në çdo aeroport brenda territorit të dy shteteve.

Përveç lehtësimit të udhëtimeve, fluturimet direkte pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në bashkëpunimin ekonomik. Bizneset shqiptare do të kenë qasje më të gjerë në tregun kanadez, ndërsa kompanitë kanadeze do të përfitojnë nga mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi në Evropën Juglindore.

Edhe Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për marrëdhëniet Kanada–Shqipëri.

“Marrëveshja për Transportin Ajror shënon një moment kyç në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ajo do të rrisë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizmin dhe do të forcojë lidhjet mes njerëzve, duke mbështetur objektivat e Kanadasë për diversifikimin e tregtisë”, deklaroi Sidhu.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të ndihmojë bizneset kanadeze të kenë qasje në një treg në rritje në Evropën Juglindore, si dhe do të mbështesë eksportuesit për të arritur klientë të rinj ndërkombëtarë, duke reflektuar angazhimin e Kanadasë për zgjerimin e tregtisë globale dhe partneriteteve me përfitime reciproke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...