26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Endrit Shabani mbërrin në Kuvend, sot betohet si Avokat i Popullit

Teksa na ndajnë edhe pak më shumë se një orë nga nisja e seancës plenare, Endrit Shabani ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë seancës së sotme, ai pritet të bëjë betimin zyrtar si Avokat i Popullit.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila prej tre vitesh ushtronte detyrën me mandat të përfunduar. Ai u zgjodh në këtë post më 11 dhjetor, pas një seance maratonë në Kuvend, duke marrë 85 vota pro, të mbështetura nga deputetët socialistë dhe socialdemokratë.

Kuvendi mban sot, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, ku në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i një sërë projektligjesh, si dhe një mocion me debat lidhur me masat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar.

Betimi i Endrit Shabanit si Avokat i Popullit pritet të jetë një nga momentet kryesore të seancës së sotme parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...