26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, betohet Avokati i ri i Popullit. Ja rendi i plotë i ditës

Kuvendi i Shqipërisë mban sot, në orën 10:00, seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i një sërë projektligjesh, projektvendimesh, si dhe zhvillimi i një mocioni me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet që para deputetëve të betohet edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani, i cili u zgjodh në këtë detyrë pas një seance maratonë më 11 dhjetor, duke marrë 85 vota pro.

Sipas urdhrit zyrtar, të mbështetur në nenin 7, pika 6 dhe nenin 27/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në programin dhe kalendarin e punimeve për periudhën 1–19 dhjetor 2025, është urdhëruar mbledhja e Kuvendit në seancë plenare më datë 18.12.2025, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.
4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 16/2018 ‘Për diasporën’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për vullnetarizmin”.
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 ‘Për ndryshimet klimatike’”.
9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 ‘Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve’, të ndryshuar”.
11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.
12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.
13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, ‘Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë’, i ndryshuar”.
14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Sipas urdhrit, shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar me publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e deputetëve përmes mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...