26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Mamurras, konflikti nisi për xhirimin e gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportimeve në media, i plagosuri është identifikuar si Pjetër Marku, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai dyshohet se është përfshirë në një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga Policia.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, pasi i plagosuri i ka kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e automjetit në zonë. Pas këtij momenti, situata ka agravuar, ndërsa autori dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë.

Si pasojë, një prej plumbave ka kapur në krah Pjetër Markun, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në kërkim të autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...