4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Skenografia për t’i hequr kapelën” ,Kozeta Kurti për Festivalin e 64 të Këngës në RTSH

Edhe pse përplasjet me “menaxhmentin” e ri të RTSH-së janë të hapura, tradita e shënimit pas Festivalit të Këngës mbetet e pandryshuar. Siç shkruan një prej kritikëve më të njohur Kozeta Kurti kjo nuk ka të bëjë me hakmarrje, por me dashurinë për festivalin:

“Kam qenë disa herë pjesë e skuadrave të Festivalit të Këngës dhe për këtë skenografi jam xheloze. Me Albi Çifligun kemi bërë debate, por ky vit ishte për t’i hequr kapelën.”

Sipas saj, kurioziteti për të ditur se cilat këngë mbetën jashtë konkurimit ishte maksimal:

“Shijet personale nuk gjykohen, ato respektohen.”

Ndërsa vlerëson risitë teknike dhe skenike, kritikja thekson edhe mangësitë në koordinim:

“Redi Treni nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për prova regjie, ndaj dhe në ekran kemi lexuar gabime.”
“Moderatorët Arilena Ara e Salsano Rrapi nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme të njihen siç duhet skenikisht.”

Probleme ka pasur edhe me promovimin e biletave:

“Nëse biletat do të ishin reklamuar me kohë, rrjetet sociale nuk do të gënjenin për publikun që mbushi Pallatin e Kongreseve.”

Pjesa artistike pati momente pozitive, sidomos nata e nostalgjisë, ku u rikthyen këngë të njohura si “JON”, “Vajzat e fshatit tim” dhe interpretimi i Yll Limanit.

Kritika për festivalin përfundon me një këshillë për të ardhmen:

“Pas fazës përzgjedhëse, çdo këngëtar duhet t’i nënshtrohet provës së pianos, përpara se Orkestra Simfonike e RTSH të hapë partiturat.”

Edhe pse disa vendime të Drejtores Artistike, si roli i Elhaida Danit, u komentuan, shënimi e përfundon me mirënjohje për punën e orkestrës dhe band-it të festivalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...