25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Goditje e rëndë për Liverpoolin: Alexander Isak jashtë për dy muaj pas frakturës në fibulë

Liverpooli përballet me një humbje të rëndë pas dëmtimit të sulmuesit suedez Alexander Isak, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Isak iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale mbrëmjen e djeshme pas frakturës në fibulë, një dëmtim që ka tronditur skuadrën dhe tifozët e Reds.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, konfirmoi lajmin gjatë një konference për shtyp, duke kritikuar ashpër ndërhyrjen e mbrojtësit të Tottenham, Van de Ven, që shkaktoi dëmtimin. “Ishte një ndërhyrje e pamatur dhe e rrezikshme”, u shpreh Slot, duke shfaqur hapur pakënaqësinë e tij ndaj situatës.

Slot nuk ka dhënë detaje nëse Liverpooli do të aktivizohet në merkato për të sjellë një sulmues zëvendësues, duke theksuar se prioriteti i tij është përqendrimi te ndeshjet e ardhshme. “Në këtë moment, mendimi im i parë dhe i vetëm janë dy ndeshjet e radhës që do t’i luajmë në shtëpi. Është koha që lojtarët që kemi në dispozicion të japin maksimumin për të arritur rezultatet që duam”, shtoi ai.

Liverpooli do të rikthehet në fushë të shtunën e ardhshme për të pritur Wolves, skuadrën e fundit në renditje. Një sfidë në letër e favorshme, por që vjen në një moment delikat për The Reds, të cilët do të duhet të riorganizojnë repartin ofensiv pa një nga yjet e tyre kryesorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...