9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Aksident në aksin Vrion–Krane: Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në segmentin Vrion–Krane, në kthesën e Finiqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, një 65-vjeçar me inicialet SH.XH. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore, ndërsa burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime që nuk paraqesin rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa pritet të kryhet edhe testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...

“Post-operacioni me sukses”/ Kleviol Ahmeti kalon ndërhyrjen, drejt rikuperimit

0
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shqetësimet për gjendjen e tij...

“Këtu nuk është lojë, janë ndjenja”/ Krizë mes Brikenës dhe Mateos pas puthjes në...

0
Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se ka hyrë në një fazë të vështirë, vetëm pak ditë pas puthjes së tyre në spektaklin e...