26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Unë e përkëdhel Selinën si vajzën time”, Debat i tensionuar në Big Brother VIP Albania pas deklaratës së Mirit

Një debat i fortë është zhvilluar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke përfshirë Kristin, Selinën, Mirin dhe Stinen, pas disa komenteve që ndezën reagime të ashpra mes banorëve.

Gjithçka nisi kur Kristi bëri një koment, të cilit Selina iu përgjigj menjëherë duke e kundërshtuar: “Këto komente i ke stop. Mos i bëj, ajo është një montazh”, u shpreh ajo me tone të prerë. Kristi nga ana e tij u justifikua duke thënë se po vijonte një situatë të nisur më herët nga Iliri.

Situata u përshkallëzua më tej, kur Selina theksoi se askush nuk duhet të guxojë të bëjë komente të tilla, duke përmendur edhe Mirin. “Miri është mosha e babit tim dhe është burrë i martuar”, tha ajo, duke e cilësuar të papranueshëm çdo aludim apo koment.

Në debat ndërhyri edhe Stine, por reagimi i Selinës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Mos bëj llaka-llaka, nuk rri dot pa ndërhyrë në çdo vend ti”, u shpreh ajo.

Për të qetësuar situatën, Miri reagoi duke sqaruar marrëdhënien e tij me Selinën: “Unë e përkëdhel Selinën si vajzën time”, tha ai, duke mohuar çdo keqkuptim.

Debati ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit në Big Brother VIP Albania.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...