26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Flamur Noka: Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën brenda opozitës, duke u ndalur veçanërisht te pozicioni i Ervin Salianjit në PD.

I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Noka deklaroi se Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë dhe as i ndonjë strukture tjetër të Partisë Demokratike. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e vetëpërjashtimit të Salianjit, pas takimeve që, sipas Nokës, ai ka zhvilluar me persona të lidhur me botën e krimit për organizimin e aktivitetit politik në Elbasan.

“Që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, ai kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka më lidhje me PD-në. Është vetëpërjashtuar”, u shpreh Noka.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka një vijë të qartë dhe të panegociueshme në raport me krimin e organizuar, e sanksionuar edhe në statut. “Marrëveshjet me krimin e organizuar dhe mafian janë vijë e kuqe për PD-në. Kush e kalon atë vijë, vetëpërjashtohet. Kjo është një histori e mbyllur”, deklaroi Noka.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të rikthejnë debatet brenda opozitës, në një moment të ndjeshëm për Partinë Demokratike dhe skenën politike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...