25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Behgjet Pacolli fiton përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës, drejtësia i rikthen normalitetin aksioneve

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka dalë fitues në përplasjen ligjore me ish-ortakun e tij, Valon Ademi, lidhur me operimin e Vlora International Airport. Ademi e kishte paditur Pacollin në Gjykatën e Tiranës, duke pretenduar se kishte të drejta mbi një pjesë të aksioneve të aeroportit.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e djeshme aeroporti i Vlorës i është rikthyer “normalitetit institucional dhe rendit ligjor”, pas pezullimit të mëparshëm të aksioneve nga Prokuroria e Tiranës. Ai thekson se operimi i aeroportit do të vijojë normalisht, duke nënkuptuar se drejtësia ka vendosur në favor të tij në konfliktin me ish-ortakun.

Konflikti mes Pacollit dhe Ademit ishte në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike për muaj me radhë. Pacolli zotëronte 98% të aksioneve, ndërsa Ademi pretendonte se investimet dhe marrëveshjet e tij e çonin në një kuotë prej 49%.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës! Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë… Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi,” shkruan Pacolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...