32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Policia godet një rrjet kriminal brenda “One Albania”, arrestohen 22 persona

Tirana – Një aksion i zhvilluar sot nga Policia e Shtetit ka zbuluar një rrjet kriminal që, sipas autoriteteve, operonte brenda kompanisë celulare “One Albania”. Gjatë operacionit u arrestuan 22 persona, mes të cilëve dy drejtues të lartë të kompanisë, Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët, sipas policisë, kishin rol kyç në trafikimin e drogës në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal shiste kokainë dhe kanabis në lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës, duke vepruar me strukturë të mirëorganizuar. Policia njofton se operacioni synon dokumentimin e plotë të veprimtarisë së të gjithë anëtarëve të rrjetit.

Pronësia e “One Albania” rezulton të jetë e huaj, me Gellért Zoltán Jászai, një biznesmen hungarez me lidhje ndërkombëtare, ndër të cilët figura të njohura politike dhe financiare nga Hungaria dhe Rusia. Lidhjet e supozuara me elementë të krimit të organizuar dhe ndikimet e huaja kanë shtuar shqetësime për sigurinë e të dhënave dhe funksionimin e kompanisë në tregun shqiptar.

Policia vijon operacionet për kapjen e të gjithë të përfshirëve dhe hetimet janë në zhvillim, ndërsa qytetarët kërkohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...