18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Eksperti IT : “Problemi te e-Albania lidhet me sistemin e gjendjes civile dhe hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t”

Mosfunksionimi i portalit online të shërbimeve “e-Albania” nuk është thjesht një defekt teknik i përkohshëm, por lidhet me probleme më të thella strukturore dhe institucionale. Kështu u shpreh eksperti i teknologjisë së informacionit, Besmir Semanaj, gjatë një emisioni televiziv, ku komentoi situatën e krijuar ditët e fundit.

Sipas Semanajt, problematika kryesore buron nga sistemi i gjendjes civile, i cili është nyja bazë që lidhet me funksionimin e shumë shërbimeve të tjera shtetërore. Si pasojë, bllokimi i këtij sistemi ka sjellë ndërprerje zinxhir në një sërë shërbimesh që ofrohen përmes e-Albania-s.

“Në pamje të parë duket si problem teknik, sepse që në fillim të javës janë shfaqur vështirësi. Ditën e hënë nuk funksiononte faqja e AKSHI-t dhe disa faqe të tjera interneti. Më pas kemi pasur ankesa të shumta nga qytetarët që nuk merrnin dot shërbime. Nga informacionet që kam mësuar, kemi të bëjmë me një problem në sistemin e gjendjes civile, pasi e-Albania është nyja lidhëse e të gjitha këtyre sistemeve. Kjo ka shkaktuar probleme edhe në sistemet e tjera”, u shpreh Semanaj.

Ai theksoi se përgjegjësia për situatën duhet të mbetet mbi drejtuesit aktualë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), disa prej të cilëve ndodhen aktualisht në arrest shtëpie. Sipas tij, mungesa e një drejtimi efektiv ka ndikuar drejtpërdrejt në paaftësinë për të menaxhuar krizën teknike.

Eksperti IT e lidhi drejtpërdrejt situatën edhe me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj AKSHI-t dhe kompanive të përfshira në skandalin e tenderave. “Sigurisht që ka lidhje me hetimin në SPAK. Drejtuesit kanë deleguar detyrat, por nuk kanë dhënë dorëheqjen. Kemi administratorë dhe drejtues të kompanive kryesore që ofrojnë mbështetje për AKSHI-n, të cilët janë në kërkim. Kjo ka sjellë bllokime totale të sistemit”, tha ai.

Semanaj e cilësoi gjendjen si kritike, duke ngritur shqetësimin se nuk është e qartë se kush po kujdeset aktualisht për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit. Sipas tij, mungesa e emërimeve të reja në drejtim e përkeqëson situatën dhe rrezikon që problemet të vazhdojnë.

“Do të duhej të ishin bërë emërime të drejtuesve të rinj. Problemet do të vazhdojnë, sepse ankesat nga qytetarët nuk kanë pushuar. Për më tepër, nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga institucioni, as një shpjegim se çfarë po ndodh, sa do të zgjasë kjo situatë dhe nëse po punohet realisht për zgjidhjen e saj”, përfundoi eksperti.

Ndërprerja e shërbimeve në e-Albania ka prekur mijëra qytetarë dhe biznese, duke rikthyer në vëmendje varësinë e lartë të administratës publike nga një sistem i vetëm dhe nevojën për transparencë dhe përgjegjësi institucionale në raste krizash të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...