26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rast i fruthit në Shqipëri, fëmija i pavaksinuar nga Britania e Madhe nën kujdesin e mjekëve

Një rast i fruthit u konfirmua sot në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për përhapjen e mundshme të këtij infeksioni viral shumë ngjitës. Viktimë është një fëmijë i pavaksinuar, i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dhe më 22 dhjetor është paraqitur për trajtim mjekësor. Ai ndodhet nën kujdes të shërbimit pediatrik infektiv, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po monitoron situatën dhe deri tani nuk ka të dhëna për raste të tjera.

Fruthi transmetohet lehtësisht përmes ajrit ose kontaktit të afërt me personin e infektuar. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, kollë të thatë, rrjedhje hunde, sy të skuqur e të lotuar dhe njolla të bardha brenda gojës, të cilat shfaqen para skuqjes së lëkurës që zakonisht fillon nga fytyra dhe përhapet në trup.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit të imunizimit, duke theksuar se vaksina MMR është mënyra më e sigurt për parandalimin e fruthit, shytave dhe rubellës. Doza e parë rekomandohet në 12–15 muaj, ndërsa doza e dytë në moshën 4–6 vjeç, me mundësinë e administrimit më herët në raste shpërthimesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...