26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vrasja e gazetarit peruan alarmon komunitetin ndërkombëtar: Liria e shtypit në Peru në rrezik

Një gazetar peruan, Mitzar Castillejos, 34 vjeç, ka humbur jetën të premten në Lima, pas një sulmi të armatosur, duke e çuar në katër numrin e gazetarëve të vrarë në vend këtë vit, njoftoi Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP).

Castillejos u plagos më 12 dhjetor ndërsa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në stacionin radiofonik Latin Plus në rajonin Ucayali, ku punonte. Gazetari njihej për hetimet e tij mbi një skandal korrupsioni brenda autoriteteve lokale, dhe sulmi ndaj tij lidhet me punën investiguese që ai kryente.

ANP kërkoi një “ndëshkim shembullor për autorët” dhe paralajmëroi se ky vit ka qenë katastrofik për lirinë e shtypit në Peru.

Vrasja e Castillejos vjen pas ekzekutimeve të gazetarit Fernando Nunez në La Libertad dhe të Gastón Medina dhe Raúl Celis, duke nxjerrë në pah rritjen e aktivitetit të bandave në vend. Sipas statistikave zyrtare, nga janari deri në tetor 2025, në Peru janë regjistruar 1,888 vrasje, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Komuniteti mediatik ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për sigurinë e gazetarëve dhe për ndikimin e dhunës në lirinë e informimit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...