26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“2026 do të jetë viti i kthesave” – Paolo Fox zbulon horoskopin e ri për të 12 shenjat

Astrologu i njohur Paolo Fox ka prezantuar horoskopin për vitin 2026 gjatë puntatës së “Domenica In”, të transmetuar më 28 dhjetor, duke dhënë parashikimet për dashurinë, punën dhe fatin për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas Fox, viti i ri do të karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme, rikuperime graduale dhe periudha shumë të favorshme sidomos nga vera e tutje.

Arieti pritet të lërë pas një periudhë të vështirë. Gjysma e dytë e vitit 2026 do të jetë vendimtare, me Venusin në pozicion të favorshëm për dashurinë dhe zhvillime të rëndësishme në marrëdhënie, veçanërisht në pranverë dhe në fundvit.

Demi do ta përqendrojë energjinë më shumë te puna sesa te ndjenjat. Marsi, prilli dhe maji konsiderohen muajt më të fortë, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit kërkohet më shumë kujdes në çështjet financiare.

Binjakët hyjnë në një vit pa pengesa planetare. Nga shkurti e në vazhdim hapen mundësi të reja, me majin si muaj kyç për dashurinë dhe karrierën. Rreziku i vetëm mbetet shpërqendrimi.

Gaforrja përfiton nga ndikimi i Jupiterit, sidomos në punë. Megjithatë, Saturni kërkon durim dhe menaxhim të kujdesshëm të angazhimeve. Maj dhe qershor janë muajt më të favorshëm për ndjenjat.

Luani renditet mes shenjave më me fat të vitit. Pas një nisjeje të pasigurt, nga marsi situata përmirësohet ndjeshëm. Vera pritet të jetë kulmore për dashurinë, martesat dhe projektet e mëdha.

Virgjëresha gjen stabilitet pas një periudhe konfuzioni. 2026-a shihet si vit rindërtimi, me korrikun dhe gushtin veçanërisht pozitivë për dashurinë dhe biznesin.

Peshorja përballet me muaj të parë të vështirë, por nga vera rifiton ekuilibrin. Korriku dhe gushti shënojnë përmirësim të madh në marrëdhënie, ndërsa shtatori është kyç për punën.

Akrepi duhet të shfrytëzojë fuqishëm gjysmën e parë të vitit, kur Jupiteri favorizon projekte dhe vendime të rëndësishme. Nga vera ritmi ngadalësohet, por vjeshta sjell mundësi të reja ekonomike.

Shigjetari përjeton një vit lirie dhe vendimesh të mëdha. Pranvera dhe vera janë ideale për martesa, bashkëjetesë, udhëtime dhe ndryshime jetese.

Bricjapi hyn në një vit sfidues, por shumë produktiv. Edhe pse nuk mungojnë tensionet, vera sjell sukses në ndjenja dhe punë. Një vit i lodhshëm, por shpërblyes.

Ujori përballet me sqarime të rëndësishme në dashuri, sidomos në pranverë. Gjysma e dytë e vitit sjell paqëndrueshmëri në punë për shkak të opozitës së Jupiterit.

Peshqit konsiderohen ndër shenjat më me fat në fillim të vitit. Pranvera është shumë e favorshme për intuitën, dashurinë dhe rritjen personale, megjithëse maji dhe korriku kërkojnë më shumë kujdes.

Sipas Paolo Fox, 2026-a do të jetë një vit vendimesh të guximshme, ku durimi dhe koha e duhur do të bëjnë diferencën për çdo shenjë të zodiakut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...