26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Sherr i dhunshëm në barin e San Sisto, 11 të arrestuar dhe një i mitur procedohet në gjendje të lirë

Një përleshje masive shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një bar pranë spitalit “Santa Maria della Misericordia” në San Sisto, duke rezultuar në arrestimin e 11 personave dhe procedimin e një të mituri 17-vjeçar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit, të moshave 19–31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, janë dërguar në burgun e Capanne-s. Sipas hetimeve, konflikti nisi rreth orës 18:45 në një bar pranë Sant’Andrea delle Fratte, ku u përfshinë dy grupe: një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish. Pesë nga të arrestuarit rezultojnë të kishin precedentë penalë.

Sherri u përshkallëzua shpejt në një përplasje të dhunshme. Dy të rinj arratisën me makinë, duke përplasur një 27-vjeçar maqedonas, i cili u shtrua në spitalin e Perugias me disa fraktura dhe prognozë 30-ditore.

Forcat e karabinierëve dhe Policia e Shtetit ndërhynë duke vënë nën kontroll situatën dhe arrestuan shumicën e përgjegjësve. Hetimet paraprake, të bazuara në dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë, tregojnë se sherri nisi për motive të kota, konkretisht një foto e bërë me telefon.

Gjatë kontrollit u sekuestruan disa shkopinj, karrige dhe tavolina të përdorura gjatë përleshjes. Një 23-vjeçar shqiptar tentoi të fshehë çelësin e ndezjes së automjetit brenda një vaze lulesh, ndërsa policia gjeti edhe një dozë kokaine 0.6 gramë. Hetimet për dy të arratisurit vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...