34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Sot u përcollën për në banesën e fundit tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjirokastër–Tepelenë

Do t’u jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur në orët e para të 1 janarit 2026, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”.

Viktimat janë Martin Dulaj, 25 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç dhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë. Ceremonitë mortore do të zhvillohen gjatë paradites së sotme në zona të ndryshme.

Martin Dulaj do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Veliqot, në orën 11:00. Anxhelo Ruçi do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh, po në orën 11:00, ndërsa Klejdi Myftari do të prehet në varrezat e qytetit Majosh, në orën 12:00.

Aksidenti fatal u regjistrua rreth orës 03:18 të mëngjesit të 1 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Martin Dulaj u përplas me mjetin tjetër që drejtohej nga Klejdi Myftari. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën të dy drejtuesit e mjeteve si edhe pasagjeri Anxhelo Ruçi.

Në aksident mbeti e plagosur rëndë edhe 19-vjeçarja Arsida Demiri, e fejuara e Martin Dulajt, banuese në Delvinë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Sa i përket profileve të viktimave, Klejdi Myftari punonte si instrumentist muzikor. Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Martin Dulaj po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij në momentin e aksidentit.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që tronditi zonën në orët e para të Vitit të Ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...