8.5 C
Tiranë
Monday, March 2, 2026
spot_img

Delcy Rodríguez kërkon kthimin e Maduros: “Është i vetmi president i Venezuelës”

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka kërkuar publikisht kthimin e presidentit Nicolas Maduro, duke e cilësuar atë si “të vetmin” president legjitim të vendit, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror venezuelian.

Në deklaratën e saj, Rodríguez akuzoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara se kanë nisur një “agresion ushtarak të paprecedentë”, duke e cilësuar këtë veprim si një “njollë të tmerrshme në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes dy vendeve. Sipas saj, qëllimi i Uashingtonit është i qartë: ndryshimi i regjimit në Venezuelë.

Ajo theksoi se pas këtij skenari fshihet edhe interesi për pasuritë natyrore të vendit.
“Ky ndryshim regjimi do të lejonte gjithashtu sekuestrimin e burimeve tona energjetike, minerare dhe natyrore. Ky është objektivi i vërtetë dhe bota dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta dinë këtë. Nëse ka një gjë për të cilën populli venezuelian dhe ky vend janë të sigurt. Është se ne nuk do të jemi më kurrë skllevër, se nuk do të jemi më kurrë koloni e asnjë perandorie, çfarëdo qoftë natyra e saj”, deklaroi Rodríguez.

Fjalimi i saj vjen në një moment tensionesh të larta pas sulmeve ushtarake amerikane në territorin venezuelian dhe mes paqartësive mbi fatin e presidentit Maduro. Autoritetet në Karakas vijojnë të denoncojnë ndërhyrjen si shkelje të sovranitetit kombëtar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 2 Mars 2026

0
Dashi Dita nis me vendosmëri. Në punë mund të merrni një iniciativë që ju vendos në qendër të vëmendjes. Kujdes me tonin në komunikim. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 2 Mars 2026

0
Më 2 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por drejt përmirësimit, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë mëngjesit do...

Trump: “Sulmet ndaj Iranit mund të zgjasin deri në katër javë”

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit mund të zgjasin deri në një muaj. Në një intervistë për...

Ndahet nga jeta aktori i humorit Mane Lumani, një nga parodistët më të njohur...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i humorit dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani. Ai u shua pas një periudhe të...

Horoskopi ditor, e Diel , 1 Mars 2026

0
Dashi Muaji nis me dinamizëm. Do të ndjeni shtysë për të ndërmarrë iniciativa të reja, sidomos në punë. Kujdes me vendimet e nxituara financiare. Në...