26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vlorë/ Rrezikohet historia 102-vjeçare e Shkollës “Tregëtare” në Vlorë: qytetarët paralajmërojnë peticion për mbrojtjen e objektit

Largimi i Shkollës “Tregëtare” drejt objektit të ri që po ndërtohet tek Shkolla “Industriale” ka ndezur alarmin tek qytetarët dhe historianët. Sipas zërave që qarkullojnë, hapja e këtij objekti lë rrugë për “miqtë oligark” që të marrin objektin e vjetër dhe të ndërtojnë aty pallate dhe hotele.

Shkolla, e themeluar nga Kryeministri Fan Noli në nëntor 1924, ka një histori 102-vjeçare dhe është një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të qytetit të Vlorës. Për një shekull, aty kanë studiuar figura të shquara kombëtare.

Qytetarët tashmë kanë nisur mobilizimin: një peticion për mbrojtjen e objektit historik dhe për shmangien e çdo privatizimi apo ndërtimi mbi të. Idetë që qarkullojnë përfshijnë shndërrimin e tij në një muze apo një objekt në shërbim të qytetit dhe historisë.

Ky vendim për zhvendosjen e shkollës vjen pak muaj pas festimeve të 100-vjetorit të institucionit, më 8 nëntor 2024, dhe sipas kritikëve, është pjesë e një tendence më të gjerë për të ndryshuar peizazhin historik dhe arsimor të Vlorës, me ndikimin e oligarkëve dhe mbështetjen e Bashkisë dhe qeverisë.

Qytetarët e interesuar për të mbrojtur trashëgiminë historike të Shkollës “Tregëtare” janë ftuar të bashkohen në këtë iniciativë, ndërsa nga e hëna pritet të fillojnë veprimet konkrete për sensibilizimin dhe mbrojtjen e objektit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...