-0.5 C
Tiranë
Sunday, January 11, 2026
spot_img

Makina merr flakë pranë “Tunelit të Krrabës”, drejtuesi shpëton pa lëndime

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të “Tunelit të Krrabës”, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, makina u mbulua plotësisht nga flakët, por fatmirësisht dhe drejtuesi arriti të dalë në kohë, duke shmangur dëmtime më të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për të shuar flakët dhe për të normalizuar qarkullimin në segmentin rrugor.

Aktualisht nuk dihen shkaqet që shkaktuan rënien e zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Makina bie në përroin e Klosit gjatë natës, dyshime për persona të zhdukur

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të natës në qytetin e Klosit, ku një automjet ka rënë në rrjedhën e një...

Horoskopi ditor, e Premte, 9 Janar 2026

0
Dashi Ditë që kërkon përqendrim dhe durim. Në punë mund të hasni pengesa të vogla, por me këmbëngulje i kaloni. Në marrëdhënie shmangni debatet e...

Parashikimi I motit, e Premte, 9 Janar 2026

0
Moti parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë herë pas here të dendura, duke sjellë reshje të dobëta shiu...

Anuela Ristani: “Zjarri te ‘5 Maji’ nuk rrezikon banesat, nuk ka persona të lënduar”

0
Kryebashkiakja në detyrë e Tiranës, Anuela Ristani, ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga zona e tregut të veshjeve te “5 Maji”,...

Arben Ahmetaj: “Do të kthehem në Shqipëri vetëm kur Edi Rama të mos jetë...

0
Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se kthimi i tij në Shqipëri nuk do të ndodhë deri në momentin kur, sipas tij, drejtësia të...