34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Lirojeni menjëherë Maduro-n” – Kina i bën thirrje SHBA-së të ndalë ndërhyrjen në Venezuelë

Kina i ka bërë sërish thirrje Shteteve të Bashkuara që të lirojnë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në SHBA pas arrestimit të tyre nga forcat amerikane në Karakas.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës thekson se Uashingtoni duhet të garantojë sigurinë personale të presidentit venezuelian dhe të bashkëshortes së tij, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Kina i bën thirrje SHBA-së të sigurojë sigurinë personale të Presidentit Maduro dhe gruas së tij, të lirojë menjëherë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe ta zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në deklaratën e Pekinit.

Autoritetet kineze kanë shprehur më herët shqetësim të thellë për situatën në Venezuelë, duke dënuar ashpër atë që e cilësojnë si “përdorim të hapur të forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër një shteti sovran”.

Reagimi i Kinës vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa zhvillimet e fundit në Venezuelë kanë ngjallur reagime të forta diplomatike dhe kanë rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...