20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vlorë / Aksident tragjik në vijat e bardha, ndërron jetë 96-vjeçari Pandeli Opingari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. 96-vjeçari Pandeli Opingari ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një automjet tip Audi teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, ku, sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, një 22-vjeçar me inicialet O. A., ka aksidentuar të moshuarin, banues në Vlorë. Pas përplasjes, 96-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pandeli Opingari ishte një emër i njohur dhe i respektuar në sportin vlonjat. Ai ka qenë mësues i edukimit fizik, futbollist dhe trajner, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e futbollit lokal dhe në edukimin e brezave të rinj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...