8.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Operacion në Fier/ Roskovec, sekuestrohen armë dhe drogë në biznesin e një shtetasi

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i ushtruar pasditen e kësaj të marte në Fier, në zonën e Roskovecit.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në biznesin e shtetasit Abiol Hada janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta, 2 granata, si dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të dyshuara si drogë.

Hada është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij po kryhen veprime hetimore, pasi ekzistojnë dyshime për lidhje me grupe kriminale që veprojnë në zonë.

Policia Vendore e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje shtesë për operacionin, provat e sekuestruara dhe masat ligjore që do të merren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salvini komplimenton Ermal Metën për “italishten e tij të përsosur”, përdoruesit e rrjeteve sociale...

0
Deklarata e Matteo Salvinit, ministrit italian të Infrastrukturës dhe liderit të “Lega”, për këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta ka shkaktuar reagime të shumta...

Si hapet zemra e një Demi: Dashuria si një maratonë

0
Një Demi nuk e hap zemrën menjëherë. Koha e tij nuk matet me kronometra, sepse për të ndjenjat janë një proces i ngadaltë dhe...

Tabaku paralajmëron: “Integrimi i pjesshëm në BE rrezikon të kthejë Shqipërinë në periferinë e...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar sot se Shqipëria nuk duhet të pranojë një integrim të pjesshëm në Bashkimin Europian që shmang...

Tensione dhe debate të ashpra në Këshillin Bashkiak të Vlorës: “Bandë krimi dhe vjedhjesh...

0
Në ditën e dytë të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila u shty një ditë më parë për mungesë kuorumi, diskutimet vijuan...

Vjosa Osmani mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: “Ka ardhur ora e lirisë për...

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën përmes platformës X se mbështet veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke theksuar...