3.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Helmim masiv me monoksid karboni në Gjenova: 17 fëmijë dhe 7 të rritur në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjenovën, ku 17 fëmijë dhe 7 të rritur dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga një ngrohës me defekt, gjatë një feste në një ambient të vënë në dispozicion nga një kongregacion fetar në zonën Rivarolo, në luginën e sipërme të Bisagnos.

Fëmijët, nga tre muajsh deri në 12 vjeç, ishin të parët që shfaqën simptomat e helmimit, ndërsa më vonë të njëjtat shenja u shfaqën edhe te të rriturit. Të gjithë u transportuan urgjentisht në spital.

Fëmijët u shtruan në Spitalin Pediatrik Gaslini, ku disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen, ndërsa të rriturit morën trajtim hiperbarik në Spitalin San Martino, një metodë e specializuar kundër helmimit nga monoksidi i karbonit. Autoritetet bënë të ditur se pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të kontrolluar kushtet teknike të ngrohësit që dyshohet se shkaktoi incidentin. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.

Ky incident rikujton rrezikun serioz të monoksidit të karbonit, një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, që mund të jetë fatale, veçanërisht në ambiente të mbyllura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...