22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Përmirësohet situata hidrologjike në Bashkinë Shkodër, ulen nivelet e ujit në zonat e prekura

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë, si rezultat i monitorimit të pandërprerë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Sipas të dhënave zyrtare, në zonat e prekura është shënuar ulje e niveleve të ujit, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri të plotë.

Në zonën e Obotit, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet aktualisht prezencë uji rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar një ulje prej rreth 10 cm. Ky segment vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet e Bashkisë Shkodër, së bashku me strukturat mbështetëse, ndodhen edhe sot në Obot për të garantuar ndihmën ndaj banorëve dhe aksesin në zonë. Varkat janë të pranishme në terren për transport dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje. Deri në këto momente, raportohet për prezencë uji vetëm në oborret e disa banesave, ndërsa nuk ka raste të depërtimit të ujit brenda banesave.

Në Njësinë Administrative Dajç, konkretisht në zonën Urrelat – Shirq, është shënuar gjithashtu ulje e nivelit të ujit me rreth 10 cm krahasuar me ditën e djeshme. Vijon të ketë ujë në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por pa rrezik për banesat.

Sa i përket tokave bujqësore me prezencë uji, situata paraqitet si më poshtë:
• Dajç: 80 hektarë
• Velipojë: 100 hektarë
• Ana e Malit: 530 hektarë
• Bërdicë: 50 hektarë

Në total, sipërfaqja e prekur arrin në 760 hektarë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se situata është e qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa monitorimi në terren vijon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e pronës bujqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...