7.5 C
Tiranë
Saturday, April 25, 2026
spot_img

Rasti i tre fëmijëve në Durrës, një alarm i vonuar: institucionet reaguan vetëm pasi u ndezën kamerat

Rasti i tre fëmijëve në Durrës është kthyer në një kambanë të fortë alarmi, jo vetëm për opinionin publik, por sidomos për institucionet përgjegjëse, të cilat rezulton se kanë pasur dijeni për situatën prej muajsh, por kanë ndërhyrë vetëm pasi gjithçka u bë publike dhe mori vëmendje masive në rrjetet sociale.

Edhe sot, e vërteta e plotë e historisë së kësaj familjeje mbetet e paqartë. Megjithatë, ajo që është e dukshme është mënyra se si nëna e tre fëmijëve u vu në shënjestër të një linçimi publik: u etiketua, u poshtërua dhe u gjykua pa asnjë proces, ndërsa babai i fëmijëve, i cili jeton jashtë vendit dhe ka pranuar se ishte në dijeni të gjendjes së tyre, mbeti pothuajse jashtë kritikës dhe akuzave publike.

Gjithçka nisi pak ditë më parë, kur në rrjetet sociale qarkulloi një video që shfaqte tre të mitur në një banesë të rrëmujshme dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Pamjet shkaktuan reagim të menjëhershëm publik dhe çuan në shoqërimin e nënës dhe fëmijëve në pavijonin infektiv të spitalit të Durrësit, ku u konstatua se të miturit po trajtoheshin për zgjebe.

Ndërkohë, Shërbimi Social Shtetëror, institucioni i dytë që kishte pasur dijeni për rastin, deklaron se i kishte ofruar ndihmë dhe punësim nënës, por sipas tyre ajo nuk i kishte pranuar, duke këmbëngulur se donte t’ia dilte vetë. Sipas këtij institucioni, gjatë vizitave të kryera më herët në banesë, gjendja e familjes ishte vlerësuar si normale.

Nga ana e saj, nëna e fëmijëve, përmes një telefonate nga spitali, deklaron se prej muajsh i ka mjekuar vetë fëmijët dhe mohon kategorikisht udhëtime jashtë vendit, duke thënë se çdo lëvizje mund të verifikohet në sistemin TIMS. Ajo hedh poshtë pretendimet se banesa ka qenë në gjendjen e shfaqur në video, duke këmbëngulur se ambienti është rregulluar qëllimisht për xhirim. Po ashtu, mohon se i ka lënë ndonjëherë fëmijët vetëm gjatë natës.

Nga ana tjetër, babai i fëmijëve, i cili jeton në Itali, pranon se kishte dijeni për kushtet në të cilat jetonin të miturit, por shprehet me fjalët: “Çfarë të bëja?”. Vetëm pasi rasti u bë publik, ai deklaron se do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve. Ai mohon që ish-bashkëshortja t’i ketë braktisur fëmijët dhe tregon se ajo ka shkuar për disa muaj në Itali bashkë me ta, në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë, por është rikthyer më pas në Shqipëri. Sipas tij, nuk ka kërkuar më herët kujdestarinë, pasi mendonte se fëmijët ishin më mirë pranë nënës.

Sot, kjo nënë, e cila sipas dëshmive punonte deri në 16 orë në ditë për të rritur tre fëmijë, përballet jo vetëm me varfërinë, por edhe me një damkë të rëndë sociale. Ndërkohë, tre të miturit mbeten sërish në qendër të një sistemi që reagoi vetëm në momentin kur rasti u ekspozua publikisht.

Ky rast nuk ka nevojë për gjyqe popullore dhe linçime mediatike. Ai kërkon përgjegjësi institucionale, mbështetje reale për familjen dhe, mbi të gjitha, drejtësi dhe mbrojtje të vazhdueshme për fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 24 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është më e qetë. Është moment i mirë për të rregulluar çështje të mbetura dhe për të menduar para se të veprosh. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 24 Prill 2026

0
Më 24 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë gjithë ditës...

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të...

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...