25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec do të bëhet

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo nga TEMU”, ndërsa ka paralajmëruar se 4 projektligjet e propozuara nga opozita do të rrëzohen.

Balla u shpreh se opozita po ndryshon qëndrime sipas tij në mënyrë të paqëndrueshme, ndërsa theksoi se mazhoranca është e vendosur për të vijuar projektet e zhvillimit.

“Ky ishte fiks një fjalim, një flamingo nga TEMU dhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo… kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar, bëni zhurmë sa të doni”, tha Balla.

Ai shtoi se projektligjet e opozitës nuk do të kalojnë dhe se qeveria është e vendosur për të vijuar me investimet e planifikuara, përfshirë edhe atë në Zvërnec.

“Sa u përket 4 ligjeve që keni sjellë, jemi kundër! 4 projektligjet që keni sjellë do t’i rrëzojmë sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë”, deklaroi ai.

Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria, sipas tij, nuk ka kohë për vonesa në procesin e integrimit europian dhe duhet të ecë përpara pa ndërprerje.

“4 projektligjet tuaja do të rrëzohen kurdo që të jetë data, projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë përpara drejt BE”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kushtoi mbi 26 milionë euro,...

0
Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e organizuar në Madison Square Garden në New York, besohet se ka kushtuar mbi 26 milionë...

Kurti pret Bedri Hamzën në Kuvend, nis takimi për zhbllokimin e ngërçit institucional

0
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të pritur në takim kryetarin e Partisë...

Tjetër ngjarje e rëndë në familje, 32-vjeçarja plagoset me thikë nga bashkëshorti në Durrës,...

0
Një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar në Durrës, vetëm pak orë pas krimit tronditës në Shkodër, ku një grua humbi jetën...

Horoskopi ditor, e Premte, 10 Korrik 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni plot energji dhe motivim për të çuar përpara planet tuaja. Një mundësi e re në punë ose në jetën personale mund...