25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të shkrihet, populli po ngrihet

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes.

Shehaj tha se qytetarët janë të pakënaqur dhe se, sipas tij, situata politike kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo… Janë me dhjetëra mijëra… Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë”, u shpreh Shehaj.

Ai vijoi me tone edhe më të ashpra ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe deputetëve socialistë.

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera”, deklaroi ai.

Shehaj shtoi se zhvillimet e fundit politike do të mbahen mend si “qershori i protestave” dhe kërkoi zgjedhje të reja, duke argumentuar se, sipas tij, qytetarët duhet të vendosin sërish për përbërjen e Kuvendit.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime në sallën plenare, ndërsa seanca vijon mes debateve të forta politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...