25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të panevojshme, injorohet kërkesa e BE-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa nuk po trajtohen nisma të rëndësishme që lidhen me zonat e mbrojtura dhe kërkesat e institucioneve evropiane.

Gjatë një deklarate në Kuvend, Zhupa u shpreh se në rend dite nuk është futur kërkesa për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, të cilën ajo e cilësoi si një rekomandim të ardhur nga Parlamenti Evropian.

“E kanë trajtuar zhvillimin me konceptin: kur do Rama, kë do Rama, ku do Rama, si do Rama. Kjo nuk është as Siria evropiane me të cilën keni bërë fushatën dhe as Shqipëria që duan shqiptarët”, tha Zhupa.

Ajo shtoi se projektligji i datës 14 maj për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, sipas saj një kërkesë e Parlamentit Evropian, nuk ka ende një datë shqyrtimi në kalendarin parlamentar.

“Është një nga kërkesat e protestuesve për të mbrojtur zonat e mbrojtura, trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Miratoni kalendar për gjëra të pavlera. Përgjigjjuni realitetit”, deklaroi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, Zhupa tha se “realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës” dhe një qeveri tranzitore, sipas saj, që do të rishikonte ligjet në funksion të interesit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...