24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Aksident i rëndë në Maqellarë–Peshkopi, përplasen “kokë më kokë” dy automjete: 4 të plagosur, 2 nisen me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është e rënduar, ndaj është vendosur transportimi i tyre me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor ka qenë përkohësisht i bllokuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dënimi është i pabazë dhe i pakuptimtë”/ Djali i Jair Bolsonaros dënohet me burg...

0
Eduardo Bolsonaro është dënuar nga Gjykata Supreme e Brazilit me 4 vjet e 2 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përpjekje për të...

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...