25.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Më dukej vetja ‘buzëviç’” – Dea Mishel rrëfen pendimet pas dy ndërhyrjeve estetike

Blogerja Dea Mishel ka zbuluar për herë të parë detaje personale mbi eksperiencën e saj me ndërhyrjet estetike, duke treguar se pendimi ka qenë i menjëhershëm dhe i dyfishtë.

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dea rrëfeu se kishte rënë pre e trendit për të fryrë buzët, por rezultati ishte larg pritshmërive:
“Më dukej vetja tamam si ajo shprehja ‘buzëviç’, sepse më kishin dalë tepër të enjtura. Gjë më të keqe nuk kisha bërë ndonjëherë në fytyrën time,” tha ajo.

Situata u komplikuar edhe përballë familjes, ku reagimi i babait i dha vendimin për t’i hequr mbushësit. “Babai më thoshte se duhej të ndërroja foton e pasaportës dhe u bullizova nga e gjithë familja, ndaj sapo ra enjtja fillestare i shkriva,” shtoi Dea.

Blogerja pranoi se të njëjtin gabim e ka përsëritur edhe një herë tjetër, duke përfunduar në të dy rastet me shkrirjen e mbushësve brenda javës. Ky rrëfim nxjerr në pah presionin e trendit dhe rëndësinë e natyrshmërisë për të rinjtë në botën e estetikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...