29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dosja e arratisjes së Altin Ndocit: Pesë dalje në spital brenda tre muajsh, dyshime për vizita fiktive dhe abuzim me detyrën

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një javë më parë. Sipas të dhënave zyrtare, Ndoci është shoqëruar për vizita mjekësore plot pesë herë në periudhën tetor 2025 – janar 2026, një frekuencë e pazakontë krahasuar me vitet e mëparshme.

Hetimet tregojnë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është konstatuar një ndërveprim i dyshimtë mes kryeinfermierit Aulon Çuku dhe ish-drejtorit të IEVP Durrës Indrit Cërloj, për të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, shoqërimet e shpeshta në spital të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhen për të mundësuar favore të ndryshme, kryesisht takime speciale, kundrejt ryshfetit për drejtuesit dhe personelin përkatës.

Në dosje thuhet se, duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të daljeve të Altin Ndocit në një periudhë të shkurtër dhe krahasimin me historikun e mëparshëm, ekziston dyshimi i arsyeshëm se vizitat mjekësore të planifikuara në Spitalin Rajonal Durrës gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 kanë qenë fiktive.

Sipas të dhënave zyrtare:
• Gjatë periudhës 2020–2024, Ndoci është shoqëruar në spital 4 herë.
• Gjatë periudhës 08.10.2025 – 13.01.2026, është shoqëruar 5 herë, konkretisht:
• 08.10.2025 – Drejtor Ervis Dedej
• 24.10.2025 – Drejtor i komanduar Edmond Llabani
• 26.11.2025 – Drejtor Indrit Cërloj
• 18.12.2025 – Drejtor Indrit Cërloj
• 13.01.2026 – Drejtor Indrit Cërloj

Hetuesit theksojnë se për realizimin e një vizite në spital rajonal kërkohet dakordësia e të gjithë zinxhirit institucional, përfshirë sektorin e shëndetësisë, Policinë e Burgjeve dhe drejtorin e institucionit.

Një tjetër shkelje e rëndë e konstatuar është fakti se asnjë nga këto dalje nuk është pasqyruar në komunikatat ditore të aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe nuk është informuar në asnjë rast Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë penale dhe institucionale në një nga skandalet më të rënda të sistemit penitenciar të viteve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...