24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

PD i kërkon KLGJ dhe ILD largimin e Irena Gjokës: “Ndodhet në papajtueshmëri kushtetuese, statusi i magjistrates ka përfunduar”

Pas konfirmimit zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi dhe se ky fakt është fshehur në formularët e vetëdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), duke kërkuar zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit për largimin e saj nga detyra.

Në shkresën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se konfirmimi i autoriteteve përgjegjëse e vendos gjyqtaren Irena Gjoka “në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit”, sipas nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016. Opozita nënvizon se mosdeklarimi i dënimit penal dhe i urdhër-dëbimeve përbën edhe një tjetër vepër penale, duke krijuar, sipas saj, “një gjendje paligjshmërie dhe antikushtetutshmërie në sistemin gjyqësor”.

Deputetët e opozitës shprehin shqetësim të thellë për mosveprimin në kohë të KLGJ-së dhe ILD-së, duke paralajmëruar pasoja të rënda dhe të parikuperueshme për sistemin e drejtësisë. Në shkresë thuhet se, bazuar në konfirmimin zyrtar të Prokurorit të Përgjithshëm, fakti që gjyqtarja ka një vendim penal të formës së prerë dhe e ka mbajtur të fshehur këtë të dhënë, e vendos atë jo vetëm përballë përgjegjësisë penale, por edhe në “pamundësi kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar funksionin e gjyqtarit të Republikës”.

Sipas PD-së, KLGJ duhet të kishte konstatuar mbarimin e statusit të magjistratit ose ILD të kishte kërkuar shkarkimin për “sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit”, jo më vonë se dy javë nga marrja e njoftimit për shkakun e papajtueshmërisë. Megjithatë, theksohet se këto institucione nuk kanë vepruar, pavarësisht se Prokurori i Përgjithshëm ka deklaruar publikisht prej muajsh se dënimi ishte konfirmuar nga autoritetet greke.

Në përfundim, opozita kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga KLGJ dhe ILD për të zbatuar detyrimin kushtetues dhe ligjor për konstatimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Irena Gjoka, duke paralajmëruar se çdo vonesë do të dëmtojë rëndë interesin publik, besimin e qytetarëve te drejtësia dhe interesat financiare të shtetit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...