26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Ndeshja e turpit” – Finale kaotike Senegal–Marok ndez polemika në Kupën e Kombeve të Afrikës

Një finale historike për tensionin dhe polemikat ka shënuar Kupën e Kombeve të Afrikës, teksa Senegal dhe Marok u përballën në një përballje që është cilësuar si “ndeshja e turpit”.

Lojtarët dhe tifozët përjetuan momente kaosi në minutat e fundit të takimit. Një gol i Senegalit u anulua në minutën e 92-të, ndërsa arbitri akordoi një penallti për Marokun në minutën e 98-të, duke ndezur protestat e fuqishme të kampionëve në fuqi. Trajneri i Senegalit, Pape Thiaë, urdhëroi lojtarët të largoheshin nga fusha, çka shkaktoi tension të madh mes tifozëve dhe forcave të sigurisë.

Sadio Mané ndërhyri personalisht për t’i bindur shokët e skuadrës të riktheheshin, dhe penalltia u ekzekutua pa sukses nga Brahim Diaz. Në kohën shtesë, Senegali shënoi golin vendimtar, duke fituar 1-0 trofeun, por tensioni nuk u ndal. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, përplasjet verbale mes gazetarëve senegalezë dhe marokenë e bënë të pamundur mbylljen e saj.

Trajneri Thiaë kërkoi falje më vonë për veprimin e tij: “Me gjakftohtësi e kuptoj që nuk ishte veprimi i duhur t’i tërhiqja lojtarët nga fusha. I kërkoj ndjesë futbollit. Gabimet e arbitrit ndodhin dhe duhen pranuar. Nuk duhej të vepronim ashtu, ndaj kërkoj sërish falje.”

Finalja Senegal–Marok mbetet një nga më kontroverset në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës, duke ngritur pyetje mbi vendimet arbitrare dhe menaxhimin e krizave në futbollin afrikan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...